Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071

Spiuni i Wikileaks pozon si grua në kopertinën e ‘Vogue’

$
0
0

 

“Ka ndryshuar historia. Tashmë mendon vetëm për veten”. Kështu thuhet në artikullin e publikuar në Vogue Amerika, dedikuar Chelsea Manning, ish-analisti i inteligjencës në ushtrinë amerikane në Irak, që publikoi sekretet e Wikileaks.

Në foton e realizuar nga fotografja Annie Leibovitz, ish-ushtari, sot transgjinor, shihet e veshur me një kostum banjë në ngjyrë të kuqe, mes një plazhi në shkretëtirë.

“Besoj se kjo është liria”, – shkruan ish- ushtari në profilin e vet në Instagram, ku ka publikuar edhe foton.

Manning dli nga burgu pas 7  vjetësh falë vendimit të ish presidentit Barack Obama për t’ia ulur dënimin.

Ai ishte arrestuar në 2010 në Irak me akuzën se kishte bërë publike mbi 700 mijë faqe me dokumente të klasifikuara dhe nëse në atë kohë ish-presidenti nuk do të ndërhynte, Manning do ishte dënuar me 35 vjet burg.

Në intervistën e dhënë për revistën amerikane, Manning, 29 vjeç rrëfen të vërtetën e saj: “Kur isha e vogël e dija që isha ndryshe nga të tjerët. Kalova shumë kohë duke pyetur veten se çfarë nuk shkonte me mua. Pastaj arrita ta gjeja forcën për të pranuar se kush isha në të vërtetë”.

12 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5071


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>