A po e rimendojnë ndarjen tyre Angelina Jolie dhe Brad Pitt? Bllokimi i praktikave të divorcit mes çiftit më të famshëm në Hollivud ka shtuar spekulimet se ndoshta dy aktorët do të ribashkohen. Sipas ‘Us Weekly’ ish-çifti duket se po mendojnë të pajtohen duke u rikthyer sërish së bashku.
“Divorci është anuluar. Prej muajsh ata nuk kanë bërë asnjë hap për ta konkretizuar këtë gjë edhe askush nuk mendon se do ta bëjnë ndonjëherë”, tha një burim pranë çiftit.
Tashmë që Brad i ka mbyllur problemet e tij me alkoolin dhe i është nënshtruar një rehabilitimi të plotë, Jolie duket se është zbutur dhe po mendon t’i japë një shans të dytë babait të fëmijëve të saj.
10 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)