Modelja e njohur nga Britania e Madhe, Chloe Ayling është rrëmbyer në Itali dhe ka përjetuar tmerrin më të madh të jetës së saj.
Ajo u mashtrua nga rrëmbyesit, të cilët ishin të supozuar se do t’i bënin një set fotografik. 20-vjeçarja u mbajt gjashtë ditë në Milano, derisa rrëmbyesit kuptuan se ishte nënë e dy fëmijëve dhe e liruan.
Sekuestruesit ishin të paktën 5, edhe pse ajo pa vetëm dy. Është rrëmbyer, droguar dhe mbyllur në një valixhe. “Me pranga në një valixhe si një kafshë”, – tregon e reja. Është vërtet një ankth rrëfimi i modeles së re.
“Unë kam kaluar një eksperiencë të tmerrshme. Kisha frikë për jetën time në çdo sekondë,” – tregoi ajo sapo u kthye në Britani.
Sipas saj, ato i kishin dhënë injeksione në krah për ta droguar, dhe kishin qëllim që ta shisnin online si skllave seksi për 350 mijë dollarë.
Pas gjithë kësaj historie, policia arriti të arrestonte një 30-vjecar, Lukasz Pawel Herba, 30 vjeç, i cili dyshohet të jetë kreu i bandës
Ky i fundit ka vepruar me 3-4 bashkëpunëtorë, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. “Më kanë mbajtur në valixhe dhe merrja frymë vetëm nga një vrimë e vogël”, – nënvizon Chloe.
Për të, kalvari i vuajtjeve zgjati 6 ditë. Pasi u mbyll në valixhe, ajo u transportua në bagazhin e një makine që kishte destinacion Borgialin, në Piemonte, ku u mbajt e mbyllur dhe e prangosur para se të lirohej. Sekuestruesit kishin qëllim ta shisnin përmes “dark ueb”.
“Kemi qëndruar në kontakt me familjen e saj, – tha një zëdhënës i agjencisë së modës. – Prioriteti ishte gjithnjë që Chloe të shkonte në shtëpi”.
Sipas shtypit britanik, modelja kishte përjetuar momente frikë prillin e shkuar, kur u gjend në Champs Élysées pikërisht gjatë të shtënave me armë zjarri, ku mbeti i plagosur një polic në Paris.
7 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)