Rekord botëror! “Despacito” është videoja më e parë në youtube në të gjitha kohërat.
Me mbi 3 miliardë e 3 milionë shikime Despacito ia kaloi dhe “Gangnam Style” e cila ende nuk i ka kaluar 3 miliardë shikimet. Për 97 ditë kënga e realizuar nga bashkëpunimi i dy muzikantëve portorikanë, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee është parë 1 miliardë herë.
Për 155 ditë është parë 2 miliardë herë dhe për 180 ditë 2. 5 miliardë herë. Për këto dy shifrat e fundit videoja ka thyer dhe një tjetër rekord.
Lajmi u njoftoi gazeta Billboard e cila publikon çdo fundjavë renditjen e këngëve më të sukseshme sipas top chartit amerikan.
6 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)